“Go Green” në kuadër të projektit “EKO AKTIVIZMI DIGJITAL RINOR PËR KOMUNA TË GJELBRA” shpall thirrje për 20 banorë të rinj nga komunat e Kisella Vodës, Karposhit, Aerodromit, Manastirit, Prilepit dhe Kumanovës.

Rreth projektit:

Projekti synon t’i përfshijë të rinjtë para zgjedhjeve lokale, në imagjinimin e procesit të gjelbërimit të komunave – dhe atë që ata do të dëshironin të shihnin pas 4 vitesh. Më shumë mund të lexoni këtu

Aktivistët e rinj të gjelbër:

  • do të mësojnë se si të organizojnë aksione guerile, të bëjnë presion në rrjetet sociale dhe të krijojnë “tema të nxehta” (hot-topics) për të përmirësuar mjedisin jetësor në komunat e tyre
  • do të edukohen për rëndësinë e gjelbërimit të komunave
  • do të jenë bartës të ndryshimeve të gjelbra në komunën e tyre
  • do të mësojnë se si dhe ku mund të realizohen propozimet e tyre në kuadër të komunave
  • do të mobilizojnë njerëz me mendime të ngjashme për të kontribuar bashkërisht në nënshkrimin e përkushtimeve nga kryetarët e komunave
  • do të organizojnë aksione guerile
  • do të zhvillojnë fushatë në mediat digjitale për të ngritur çështjet e gjelbra dhe zgjidhjet e nevojshme në komunat e tyre
  • do të kenë mundësinë të flasin drejtpërdrejt me vendimmarrësit në komunat e tyre dhe t’i shprehin nevojat dhe vizionet e tyre për komuna të gjelbra
  • do të fitojnë aftësi për lobim dhe aktivizëm rinor
  • do të jenë në gjendje t’i zbatojnë njohuritë nga këto aktivitete për çdo ndryshim që dëshirojnë ta bëjnë në shoqëri

Kualifikimet:

  • Vendbanimi: Kisella Vodë, Karposh, Aerodrom, Manastir, Prilep dhe Kumanovë.
  • 16-21 vjeç
  • Proaktiv, të zëshëm dhe të etur për ndryshim
  • Të rinj që duan të mësojnë dhe të fitojnë aftësi të reja

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 28.05.2021

Ky projekt financohet nga Fondacioni Hajnrik Boll, Sarajevë.