Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor “Go Green” Shkup, në kuadër të projektit “Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike” i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup, shpall thirrjen për angazhimin e dy lehtësuesve (fasilitatorëve) të Konferencës së KB-ve për Ndryshimet Klimatike (COP26)

Përshkrimi dhe kushtet e detyrave të punës së lehtësuesit (fasilitatorit): 

  1. Lehtësuesi (fasilitatori) i simulimit online të Konferencës së OKB-ve për Ndryshimet Klimatike (COP26). 

Simulimi do të mbahet më 20 shkurt 2021, online. Në të do të marrin pjesë 20 ambasadorë të rinj për ndryshime klimatike, të cilët ishin pjesë e kursit të diplomacisë klimatike. 

  • Përgatitja për simulim 

Lehtësuesit duhet të marrin pjesë në takimin përgatitor për simulimin me ekipin e projektit. 

  • Të përgatisë një raport për punën e bërë në anglisht. 

Afati kohor dhe kompensimi financiar: 

Lehtësuesit (fasilitatorët) që do të zgjidhen pasi të aplikojnë në këtë thirrje, do të angazhohen për një periudhë prej 1 muaji. Kompensimi financiar do të jetë 10648.02 denarë, bruto. 

Kualifikimet e kërkuara 

Kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme:

– të ketë të kryer arsim të lartë;

– përvojë në punë dhe monitorim të politikave për ndryshimet klimatike në nivel vendor dhe ndërkombëtar  

– përvojë dhe punë me të rinjtë dhe arsimin joformal

– përvojë me simulime (do të konsiderohet si avantazh) 

Vlerësimi i kandidatëve

Aplikantët do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  1. Përvoja e mëparshme në kryerjen e aktiviteteve të ngjashme 
  2. Çmimi i propozuar për angazhimin 10 pikë (shumat më të ulëta marrin numër më të lartë pikësh).

Dokumentacioni i kërkuar 

Oferta duhet të përmbajë sa më poshtë:

  • Biografi e shkurtër
  • Letër e shkurtër motivimi

Afati për aplikim 

Afati i fundit për aplikim është 11 janar 2021 deri në orën 16 në adresën e mëposhtme të e-mailit: vafire@bidizelen.org, në të cilën mund të bëni pyetje shtesë me titullin Aplikimi për lehtësues (fasilitator). 

Projekti financohet nga Ambasada Britanike në Shkup.