“Go Green” është shoqatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, e themeluar më 01.02.2010 në qytetin e Shkupit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

M I S I O N I

Misioni ynë është të zhvillojmë vlera dhe parime për zhvillim të qëndrueshëm dhe të sigurojmë arsim dhe zgjidhje praktike për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

V I Z I O N I

Vizioni ynë është që të kemi një botë në paqe ku njerëzit jetojnë në harmoni të plotë me natyrën.

Fushat strategjike të “Go Green” 2020-2023

Qëllimi ynë strategjik është që të kemi të rinj të motivuar për ta ruajtur dhe përmirësuar mjedisin jetësor, të cilët mësojnë në mënyrë aktive për temat ekologjike dhe marrin pjesë në krijimin e politikave ekologjike dhe klimatike në çdo nivel. Fusha e eko-aktivizmit rinor konsiston në përfshirjen dhe aktivizimin e të rinjve, të moshës 15 deri 29 vjeç, të cilët kanë ide, dëshirë dhe entuziazëm për të vepruar dhe kontribuar në zgjidhjen e problemeve ekologjike dhe një mjedis jetësor më të mirë.

Qëllimi ynë strategjik është të ndikojmë në arsimin formal dhe joformal për integrim më të madh të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në programet arsimore. Përmes programeve të arsimit joformal ne zhvillojmë eko-liderë të rinj dhe mbledhës të lëndëve të para sekondare, dhe së bashku me shkollat dhe institucionet ne e përmirësojmë procesin arsimor formal.

Qëllimi ynë strategjik është të sigurojmë mbështetje për grupet e cenueshme me njohuri, aftësi, vende pune në ekonominë e gjelbër. Ekonomia e gjelbër për ne do të thotë përveç ruajtjes së mjedisit jetësor dhe sigurimi i barazisë dhe drejtësisë sociale.

Qëllimi ynë strategjik është të krijojmë një mekanizëm për komunikimin dhe shkëmbim të informacionit ndërmjet organizatave në vende të ndryshme ( Maqedoninë e Veriut, Belgjikë, Kroaci) dhe kështu t’i forcojmë njohuritë dhe kapacitetet për të realizuar projekte ndërkombëtare. Ky synim strategjik përfshin edhe vetë-qëndrueshmërinë duke ofruar shërbimet dhe produktet e tij nën markën “Go Green”.

Plani ynë strategjik 2017-2019 është baza për projektet dhe planet vjetore aksionale të organizatës. Dokumenti “Plani Strategjik 2017-2019” i shpjegon qëllimet dhe strategjitë e organizatës dhe ofron një pasqyrë të shkurtër të historisë së organizatës.

Raportet vjetore financiare e narrative