
Go Green paraqiti për herë të dytë kërkesat e gjelbra rinore për komuna të gjelbra.
Në periudhën shtator-tetor 2022 është realizuar pyetësori Propozimi im për një komunë të gjelbër, i cili për target kishte 4 komuna (Aeroport, Kisella Vodë, Çair dhe Kumanovë).
Pyetësori u plotësua nga më shumë se 400 të rinj të cilët dhanë idetë dhe sugjerimet e tyre se si t’i bëjnë komunat e tyre më ekologjike dhe më të gjelbra. Në pyetësor të rinjtë dhanë një propozim dhe zgjidhje specifike në mjedisin e tyre. Më pas, së bashku me përfaqësues nga komunat, kemi filtruar dhe përzgjedhur propozimet më të mira dhe më të përshtatshme që janë në kompetencë të komunës, për t’ua propozuar kryetarëve të komunave.
Propozimet për secilën komunë veç e veç mund t’i shihni në linqet e mëposhtme:
Младински Барања Куманово (МК)
Përmes broshurës së prodhuar në kuadër të projektit (2021), të rinjtë patën mundësinë të mësojnë se çfarë janë komunat e gjelbra dhe se ekzistojnë mjete demokratike për përfshirje në diskursin publik në të cilat ata mund të bëjnë një ndryshim.
Këto aktivitete janë në kuadër të projektit “Ekoaktivizmi rinor për komuna të gjelbra” i financuar nga Fondacioni Heinrik Boll në Bosnje dhe Hercegovinë.