
R. S. e Maqedonisë së Veriut, me dokumentin zyrtar e thekson kontributin kombëtar të rishikuar në vijim:
Në vitin 2030 të arrihet një ulje prej 51% e emetimeve të gazrave serë krahasuar me emetimet e vitit 1990.
Këto kontribute kombëtare janë pjesë e angazhimit të shteteve nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit për të përmbushur qëllimet e saj: ruajtjen e rritjes së temperaturës mesatare globale nën 2°C mbi nivelet para-industriale, duke kërkuar ta kufizojnë rritjen deri në 1.5°C.
Këto kontribute janë më ambicioze sesa ato të 5 viteve më parë:
Të zvogëlohen emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile për 30%, gjegjësisht për 36% në rast të nivelit më të lartë të ambicies, deri në vitin 2030 krahasuar me skenarin e referencës (2015).
Çdo version i mëvonshëm duhet të parashikojë rezultate më të mira dhe të jetë më ambicioz (t’i zvogëlojë më shumë emetimet e gazrave serë në vend) në mënyrë që të ruhet rritja e temperaturës së Tokës në më pak se 2°C, gjegjësisht në 1.5°C.
Presidenca e Konferencës së KB-ve për Ndryshimet Klimatike (COP26) u bëri thirrje të gjitha vendeve të rishikojnë dhe paraqesin kontribute të reja, më ambicioze, kombëtare. Prandaj, Konferenca e 26-të do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme sepse do t’i mundësojë botës të bashkohet sërish dhe të angazhohet për aktivitete më ambicioze që do të parandalojnë ngrohjen katastrofale të planetit Tokë.
***
Ky njoftim u përgatit si pjesë e fushatës #GoGreenForOurPlanet, në kuadër të projektit Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë përmbajtje nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet dhe pikëpamjet e Qeverisë Britanike.