Prej 17 deri më 19 dhjetor u mbajt Kursi online i Diplomacisë klimatike, ku morën pjesë 20 ambasadorë të rinj për ndryshimet klimatike.

Kursi zgjati 3 ditë dhe kishte për qëllim njohjen e pjesëmarrësve me procesin e negociatave për ndryshimet klimatike, çfarë është diplomacia klimatike, Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Marrëveshja e Parisit dhe Konferenca e ardhshme COP26 në Glasgou, Mbretëria e Bashkuar.

Hapja u ndoq edhe nga Dr. Teodora Obradoviq – Gërnçarovska, Këshilltare Shtetërore për Ndryshimet Klimatike në MMJPH dhe kontakt kombëtar për Konventën e KB-së për Ndryshimet Klimatike, e cila hapi kursin me fjalët: “Unë pres nga ju entuziastë të rinj, duke përdorur njohuritë dhe informacionin e bazuar në shkencë, të jeni promovues të aksioneve të mira klimatike në mjedisin tuaj dhe më gjerë, sepse vetëm me njohuri dhe me përpjekje të përbashkëta do të jemi në gjendje të realizojmë skenarin e gjelbër të politikave kombëtare të klimës, si më fitimprurëse për të ardhmen e vendit”.

Gjithashtu, pjesë e kursit ishte edhe Simona Getova nga Young Friends of the Earth Macedonia, e cila foli për drejtësinë klimatike dhe për “marrëveshjen e gjelbër kombëtare” dhe procesin e vizionimit të Koalicionit për të Ardhmen.

Në vazhdim janë dhënë përshtypjet e dy ambasadorëve të rinj:

Më shumë përshtypje më la pjesa ku simuluam se si do të dukeshin negociatat midis palëve të ndryshme të interesit. Unë do të doja të theksoja se me këtë kurs mu bë edhe më e qartë se sa e rëndësishme është diplomacia klimatike, e gjithë kjo synimin për një të nesërme më të mirë. – Eva Stojçevska, 16 vjeç, SHMQSH “Nikolla Karev”, Shkup

Nuk mund të veçoj një gjë, por do të them që simulimi ishte mjaft interesant për mua sepse ishte në një farë mënyre për të parë se si negociohet dhe lobohet, gjë që për mua personalisht është mjaft interesante – Nenad Bojkovski, Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, Shkup

Ambasadorët u zgjodhën përmes një interviste të kryer më parë, dhe në bazë të interesit, motivimit dhe njohurive të tyre  u ftuan në Kurs, si kusht kryesor për të marrë pjesë në simulimin e konferencës për ndryshimet klimatike që do të mbahet në shkurt.

Projekti Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike është i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup.