Projekti Terra promovon pjesëmarrjen e të rinjve evropianë në fusha të ndryshme, me vëmendje të veçantë ndaj ndryshimeve klimatike, për faktin se aksionet e shumta të nisura spontanisht nga të rinjtë në Evropë, si garat klimatike, tregojnë se diskutimi në këtë fushë mund të bashkojë masën kritike të të rinjve dhe t’i bëjë qytetarët evropianë të ndihen aktivë drejt qëllimeve të përbashkëta sociale.

Si rezultat, tema e qëndrueshmërisë mjedisore është bërë një temë qendrore për çdo komunitet në vitet e fundit. Pandemia dhe situata aktuale gjeopolitike, me mungesat e gazit dhe rritjen e faturave, e bëjnë edhe më të rëndësishëm tranzicionin mjedisor. Një tranzicion kulturor që vendos brezat e rinj në qendër të procesit të krijimit të së ardhmes së planetit tonë.

Aktivitetet:

– Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve vulnerabël për klimën dhe mjedisin
– Të forcohet angazhimi i të rinjve në luftën kundër ndryshimeve klimatike
– Mbështetja e përfshirjes sociale të të rinjve vulnerabël nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes qytetare dhe angazhimit për klimën

Mosha e pjesëmarrësve: 18+

Vendet partnere: Italia, Maqedonia e Veriut, Suedia

Vendi: Catania, Itali

Datat: 23 – 27 maj 2023

Aplikoni këtu.

Më shumë informata: Infopack

Për të aplikuar, duhet të plotësoni një modul të kurseve tona arsimore dhe të bëni një eko-aksion lokal:

– aksioin pastrimi

– mbjellja e pemëve

– aksion eko gueril

– komunikim zyrtar me komunën tuaj lokale për çështjet e eko-së (dërgoni një kërkesë për informacion publik, dërgoni një propozim ideje, organizoni një takim me zyrtarin tuaj të të rinjve, etj.)

Ju mund të frymëzoheni për ide nga kurset ose nëse keni nevojë për ndihmë, mund të kërkoni nga Help Desk për ndihmë ligjore, ekspert dhe mentorim, ose na dërgoni email në info@ bidizelen.org