
“Go Green” në kuadër të projektit “EKO AKTIVIZMI DIGJITAL RINOR PËR KOMUNA TË GJELBRA” shpall thirrje për 20 banorë të rinj nga komunat e Kisella Vodës, Karposhit, Aerodromit, Manastirit, Prilepit dhe Kumanovës.
Rreth projektit:
Projekti synon t’i përfshijë të rinjtë para zgjedhjeve lokale, në imagjinimin e procesit të gjelbërimit të komunave – dhe atë që ata do të dëshironin të shihnin pas 4 vitesh. Më shumë mund të lexoni këtu
Aktivistët e rinj të gjelbër:
- do të mësojnë se si të organizojnë aksione guerile, të bëjnë presion në rrjetet sociale dhe të krijojnë “tema të nxehta” (hot-topics) për të përmirësuar mjedisin jetësor në komunat e tyre
- do të edukohen për rëndësinë e gjelbërimit të komunave
- do të jenë bartës të ndryshimeve të gjelbra në komunën e tyre
- do të mësojnë se si dhe ku mund të realizohen propozimet e tyre në kuadër të komunave
- do të mobilizojnë njerëz me mendime të ngjashme për të kontribuar bashkërisht në nënshkrimin e përkushtimeve nga kryetarët e komunave
- do të organizojnë aksione guerile
- do të zhvillojnë fushatë në mediat digjitale për të ngritur çështjet e gjelbra dhe zgjidhjet e nevojshme në komunat e tyre
- do të kenë mundësinë të flasin drejtpërdrejt me vendimmarrësit në komunat e tyre dhe t’i shprehin nevojat dhe vizionet e tyre për komuna të gjelbra
- do të fitojnë aftësi për lobim dhe aktivizëm rinor
- do të jenë në gjendje t’i zbatojnë njohuritë nga këto aktivitete për çdo ndryshim që dëshirojnë ta bëjnë në shoqëri
Kualifikimet:
- Vendbanimi: Kisella Vodë, Karposh, Aerodrom, Manastir, Prilep dhe Kumanovë.
- 16-21 vjeç
- Proaktiv, të zëshëm dhe të etur për ndryshim
- Të rinj që duan të mësojnë dhe të fitojnë aftësi të reja
Afati i fundit për aplikim: 28.05.2021
Ky projekt financohet nga Fondacioni Hajnrik Boll, Sarajevë.