
Zgjedhjet e ardhshme lokale më 17 Tetor në R.e Maqedonisë së Veriut janë një mundësi e shkëlqyer për përfshirjen qytetare për gjelbërimin e komunave.
Për atë qëllim, në periudhën korrik-gusht, komisionet rinore të gjelbra zbatuan pyetësorin – Propozimi im për një komunë të gjelbër, që përfshiu 6 komuna (Aerodromin, Kisella Vodën, Karposhin, Çairin, Prilepin, Kumanovën).
Pyetësori u plotësua nga më shumë se 550 të rinj të cilët dhanë idetë dhe sugjerimet e tyre se si t’i bëjnë komunat e tyre më ekologjike dhe më të gjelbra. Në pyetësor, të rinjtë dhanë propozim konkret dhe zgjidhje për rrethin ku ata jetojnë. Më vonë, komisionet rinore të gjelbra nga komunat e lartpërmendura, filtruan dhe përzgjodhën propozimet më të mira dhe më të përshtatshme që janë në kompetencën e komunës, në mënyrë që t’ia paraqesin ato kandidatëve për kryetarë të komunave në komunat e përmendura.
Ju mund t’i shihni propozimet për secilën komunë veçmas në linqet e më poshtme:
Kërkesat e të rinjve Kisella Vodë
Kërkesat e të rinjve Çair ( МК)
Kërkesat e të rinjve Kumanovë (МК)
Kërkesat e të rinjve Kumanovë (ALB)
Përmes broshurës së projektit, të rinjtë kanë mundësinë të mësojnë se çfarë janë komunat e gjelbra dhe se ka mjete demokratike për t’u përfshirë në diskursin publik në të cilin ata mund të bëjnë ndryshimin.
Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Eko-Aktivizmi Digjital Rinor për Komunat e Gjelbra” i financuar nga Fondacioni Heinrik Boll në Bosnjë dhe Hercegovinë.