Kursi i Diplomacisë Klimatike u mbajt javën e kaluar, ku morën pjesë 20 ambasadorë të rinj për ndryshimet klimatike. Ata i ndanë përshtypjet e tyre për kursin:

Eva Stojçevska – Më shumë përshtypje më bëri pjesa ku simuluam se si do të dukeshin negociatat ndërmjet palëve të ndryshme të interesit. Unë do të doja të theksoja se me këtë kurs mu bë edhe më e qartë se sa e rëndësishme është diplomacia klimatike, e gjithë kjo synimin për një të nesërme më të mirë.

Nenad Bojkovski – Nuk mund të veçoj një gjë, por do të them që simulimi ishte mjaft interesant për mua sepse ishte farë mënyre për të parë se si negociohet dhe lobohet, gjë që për mua është mjaft interesante.

Vasil Hanxhiski – Më shumë përshtypje më bënë konventat dhe protokollet e ndryshme që ekzistojnë në temën e ndryshimeve klimatike. Diçka që do të mbetet e gdhendur në kujtesën time është se ne kemi hyrë në një epokë antropogjene, domethënë, ku njeriu fillon të ketë një ndikim të rëndësishëm në ndryshimet klimatike. Do t’u thosha të tjerëve që të qëndrojnë të motivuar dhe të mos dekurajohen sepse me shumë përpjekje mund të arrihet çdo qëllim.

Eva Stojanova – Ky kurs ishte një mundësi e shkëlqyer për mua për të thelluar njohuritë e mia në fushën e diplomacisë klimatike dhe prej tij fitova një përvojë të madhe në zhvillimin e negociatave për të përmirësuar imazhin ekologjik të shoqërisë sonë.

Matea Shoshkiq – Më pëlqeu ndërgjegjshmëria e të gjithë pjesëmarrësve dhe entuziazmi i madh në përgjithësi për një të ardhme më të mirë.

Leonita Zeneli – Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e kursit online. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se mësuam shumë gjëra interesante. Mbaj mend shumë gjëra që do t’i ndaj me miqtë e mi.

Eva Ristiq – Ishte një kënaqësi e madhe për mua që isha pjesë e një programi siç është “Go Green”. Jam shumë mirënjohëse që u zgjodha si ambasadore e re dhe që pata shansin të përfaqësoj të gjithë bashkëmoshatarët dhe shokët e mi të klasës. Më pëlqeu shoqërimi dhe njohja e miqve të rinj, por gjithashtu më pëlqeu edhe gjithë informacioni i ri që e mora dhe mësova. Ishte interesante sepse kishte një diskutim të vazhdueshëm midis shumë njerëzve dhe nuk ishte vetëm një monolog nga një person. Dhe ishte akoma më interesante për mua që pashë se si politika dhe klima mund të ndërlidheshin.

Angella Busheska – Si një adhuruese e shkencës, më bëri shumë përshtypje mënyra e të menduarit të liderëve botërorë. Kam arritur të fitoj një ide se si merren vendime të mëdha dhe si mund të them fjalën time në negociata. Do të doja të theksoj që çdo person, pavarësisht nga mosha dhe pozicioni i tij, ka zërin e tij dhe mundësi të jetë pjesë e luftës për një të nesërme më të mirë.

Borjan Gagovski – Edhe pse ndoshta prisja që kjo të ishte pjesa më e bezdisshme, diskutimi në përgjithësi rreth diplomacisë dhe arritjeve të deritanishme në marrëveshjet ndërkombëtare më la më shumë përshtypje. Unë kisha njohuri për pjesën më të madhe të gjërave të diskutuara në pjesën shkencore dhe kisha njohuri të përgjithshme për disa protokolle, por ishte mirë që historia e marrëveshjeve dhe protokolleve më të rëndësishme ishte formuluar në mënyrë koncize. Mbase do t’i mbaj në mend në përgjithësi disa nga faktet më tronditëse të prezantuara për sa i përket pabarazisë se kush dhe sa ndot. Dhe mbi të gjitha do t’u tregoja të tjerëve se sa argëtues dhe unik ishte simulimi.

Stanisha Stankoviq – Më shumë përshtypje më bëri angazhimi i secilit prej vendeve në domenin e tyre. Jemi të vetëdijshëm se të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për ndryshime më të mira klimatike!

Sara Leviq – Më shumë përshtypje më bëri fakti që për çështjen e ndryshimeve klimatike, shumë njerëz të informuar angazhohen për Maqedoninë dhe kjo më bën krenare. Gjithsesi, një ekip i mrekullueshëm dhe shumë informacione interesante që nuk do të mund të merreshin në rrethana të tjera. Do të doja t’u tregoj të tjerëve shumë informacione që i kam dëgjuar tani, sepse ato janë shumë të rëndësishme për të gjithë.

Elena Fodullova – Padyshim, më shumë përshtypje më bëri drejtësia klimatike dhe simulimi. Përvojë vërtet interesante – u rekomandoj të rinjve si ne që të përfshihen në projekte të këtilla, sepse ato janë të mbushura me informacion dhe argëtim.

Jelena Goshiq – Kursi ishte shumë edukativ. Kam mësuar shumë rreth ndryshimeve klimatike, çfarë i shkakton ato dhe cilat masa mund të merren për t’i zbutur dhe përshtatur ato. Më shumë përshtypje më bëri seanca për diplomacinë klimatike, veçanërisht simulimi. Në atë seancë mësova më shumë rreth marrëveshjeve që janë arritur dhe konferencat që janë mbajtur për të zvogëluar ndryshimet klimatike. Kam bërë miq të rinj me të cilët kam mendime të ngjashme dhe së bashku përpiqemi për një mjedis më të mirë jetësor. Kam kaluar një kohë shumë të bukur dhe interesante me delegatët e tjerë.

Maja Mishevska – Përshtypja më të madhe më la simulimi dhe fakti që kish mundësi të mësoj më shumë rreth NDC për vendin tonë, si dhe për vendet e tjera. Ndër gjërat që më mbetën në kujtim është paraqitja e periudhës kohore nga Konventa e Rios për Ndryshimet Klimatike deri në Marrëveshjen e Parisit. Një gjë që dua ta theksoj është se megjithëse çdokush si individ duhet të marrë pjesë aktive në parandalimin e ndryshimeve klimatike, vetëm 52% e emetimeve të dioksidit të karbonit shkaktohet nga 10% e popullsisë, e cila është më e pasura.

***************

Projekti Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike është i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup.