“Go Green” shpall thirrje për 20 ambasadorë të rinj në kuadër të projektit “Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike”. Kandidatët duhet të jenë midis moshës 16-21 vjeç dhe të kenë interes në fushën e diplomacisë klimatike dhe COP26.

Projekti “Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike” synon të edukojë të rinjtë për diplomacinë klimatike, të krijojnë kërkesa rinore për ndryshimin e klimës dhe të rrisë vetëdijen në vend për rëndësinë e qëllimeve ambicioze për Konferencën për Ndryshimet Klimatike të OKB-së (COP).

Ambasadorët e rinj:

✔ do të mësojë se çfarë është diplomacia klimatike në kursin online të Diplomacisë klimatike më 17-19 dhjetor, 2020

✔ do të mësojnë se si të negociojnë dhe të arrijnë marrëveshje gjatë simulimit të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në shkurt

✔ do të jenë zëri i të rinjve për ndryshimet klimatike

Afati i fundit për aplikim: 6 dhjetor 2020

Intervista: 7- 9 dhjetor 2020

Të interesuarit mund të aplikojnë këtu.

Projekti financohet nga Ambasada Britanike në Shkup.