
Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor “Go Green” Shkup, në kuadër të projektit “Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike” i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup, shpall thirrjen për angazhimin e dy lehtësuesve (fasilitatorëve) të Konferencës së KB-ve për Ndryshimet Klimatike (COP26)
Përshkrimi dhe kushtet e detyrave të punës së lehtësuesit (fasilitatorit):
- Lehtësuesi (fasilitatori) i simulimit online të Konferencës së OKB-ve për Ndryshimet Klimatike (COP26).
Simulimi do të mbahet më 20 shkurt 2021, online. Në të do të marrin pjesë 20 ambasadorë të rinj për ndryshime klimatike, të cilët ishin pjesë e kursit të diplomacisë klimatike.
- Përgatitja për simulim
Lehtësuesit duhet të marrin pjesë në takimin përgatitor për simulimin me ekipin e projektit.
- Të përgatisë një raport për punën e bërë në anglisht.
Afati kohor dhe kompensimi financiar:
Lehtësuesit (fasilitatorët) që do të zgjidhen pasi të aplikojnë në këtë thirrje, do të angazhohen për një periudhë prej 1 muaji. Kompensimi financiar do të jetë 10648.02 denarë, bruto.
Kualifikimet e kërkuara
Kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme:
– të ketë të kryer arsim të lartë;
– përvojë në punë dhe monitorim të politikave për ndryshimet klimatike në nivel vendor dhe ndërkombëtar
– përvojë dhe punë me të rinjtë dhe arsimin joformal
– përvojë me simulime (do të konsiderohet si avantazh)
Vlerësimi i kandidatëve
Aplikantët do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:
- Përvoja e mëparshme në kryerjen e aktiviteteve të ngjashme
- Çmimi i propozuar për angazhimin 10 pikë (shumat më të ulëta marrin numër më të lartë pikësh).
Dokumentacioni i kërkuar
Oferta duhet të përmbajë sa më poshtë:
- Biografi e shkurtër
- Letër e shkurtër motivimi
Afati për aplikim
Afati i fundit për aplikim është 11 janar 2021 deri në orën 16 në adresën e mëposhtme të e-mailit: vafire@bidizelen.org, në të cilën mund të bëni pyetje shtesë me titullin Aplikimi për lehtësues (fasilitator).
Projekti financohet nga Ambasada Britanike në Shkup.