
Projekti synon të edukojë të rinjtë për diplomacinë klimatike, të krijojnë kërkesa rinore për ndryshimin e klimës dhe të rrisë vetëdijen në vend për rëndësinë e qëllimeve ambicioze për Konferencën për Ndryshimet Klimatike të OKB-së (COP26). Përmes trajnimit për diplomacinë klimatike, fushatës për ndryshimet klimatike, si dhe simulimit të Konferencës, të rinjtë dhe publiku i gjerë do të njihen me procesin e negociatave për ndryshimet klimatike, mënyrën e parashtrimit të kërkesave të të rinjve, rëndësinë e kontributeve kombëtare, ndërsa vetë konferenca do të mbahet në nëntor të vitit 2021 në Glasgou të Skocisë.
Projekti është i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup