Çfarë është Marrëveshja e Parisit?

Në Konferencën e 21-të të Parisit për Ndryshimet Klimatike (COP21), pas 20 vjet negociatash, vendet nënshkruese të Konventës Kornizë të KB-ve për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) arritën një marrëveshje për të luftuar ndryshimet klimatike në mënyrë që të mbanin temperaturat mesatare globale nën 2°C. mbi nivelet para-industriale, duke kërkuar të kufizojnë rritjen në 1.5°C.

Thënë më thjesht, vendet janë zotuar t’i zvogëlojnë gazrat serë që i emetojnë në mënyrë që ta ngadalësojnë ngrohjen globale. Përndryshe, ngrohja do të ketë pasoja të pakthyeshme, katastrofale për jetën në planet.

Pse është e rëndësishme?

Marrëveshja e Parisit është një sukses i madh sepse për herë të parë ajo i bashkon të gjitha vendet për një kauzë – të bëjnë përpjekje ambicioze për ta trajtuar ndryshimin e klimës.  Gjithsej 195 vende e kanë ratifikuar marrëveshjen në nivel kombëtar, duke u zotuar kështu të veprojnë në nivel kombëtar dhe lokal për të zvogëluar emetimet e gazrave serë.

Si do të ndihmojë kjo marrëveshje për të luftuar ndryshimet klimatike?

Marrëveshja e Parisit na ndihmon të mbajmë ngrohjen nën 2°C pasi 195 vende do t’i ulin emetimet e tyre të gazrave serë. Gjithashtu, vendet do të rishikojnë kontributet e tyre kombëtare në uljen e ndryshimeve klimatike çdo 5 vjet. Kjo mundëson kontribute më ambicioze dhe kufizon ngrohjen në 1.5°C

Marrëveshja e Parisit është një proces që do të rezultojë në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Çfarë po ndodh sot me marrëveshjen?

Pesë vjet më vonë, në Konferencën e 26-të të Glasgou-it në Mbretërinë e Bashkuar (COP26), vendet nënshkruese të Marrëveshjes do të prezantojnë kontribute më ambicioze në uljen e emetimeve të tyre të gazrave të tyre serë. Thënë thjesht, kur të gjitha vendet do t’i ulin emetimet e tyre, do të ketë më pak gazra serë në atmosferë dhe kështu të kufizohet edhe ngrohja globale.

***

Ky njoftim u përgatit si pjesë e fushatës #GoGreenForOurPlanet, në kuadër të projektit Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë përmbajtje nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet dhe pikëpamjet e Qeverisë Britanike.