Llogaritja e gjurmës së karbonit mund të jetë një analizë komplekse e pasqyrës së përgjithshme të konsumit të energjisë. Modeli i llogaritjes së gjurmës së karbonit për shkollat është një mjet me qëllim që nxënësit ta kuptojnë logjikën e formimit të gjurmës së karbonit, mirëpo ai nuk është një instrument i saktë për përcaktimin e gjurmës së karbonit.

Me këtë mjet duam të inkurajojmë marrjen e masave më të mëdha për të rritur efikasitetin e energjisë në shkolla, si dhe përdorimin e energjisë diellore si burim i energjisë elektrike dhe nxehtësisë. Përveç kësaj, dëshirojmë të kontribuojmë në zhvillimin e vetëdijes ekologjike dhe arsimit për zhvillim të qëndrueshëm, me fokus në ndryshimin e klimës, në të gjitha nivelet e arsimit.

 

Doracaku mund të e shkarkoni këtu

Shkarkoni mjetin këtu.