“Healthy mind in a Healthy Body” do të jetë një shkëmbim rinor i organizuar në Garlstedt të Gjermanisë, i cili do të përfshijë 32 të rinj dhe 8 drejtues grupesh nga 4 vende të ndryshme evropiane: Spanja, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Gjermania.

Mosha e pjesëmarrësve: 14-19 vjeç, drejtuesit e grupit janë 18+

Vendi: Garlstedt, Osterholz Scharmbeck, Gjermani

Data: 19 – 29 qershor 2023.

Ky projekt synon të parandalojë dhe të ndihmojë të rinjtë të rilidhen me veten, natyrën dhe njerëzit e tjerë të moshës së tyre. Duke bërë shëtitje apo aktivitete të tjera fizike, ata do të përmirësojnë jo vetëm shëndetin e tyre fizik, por edhe atë mendor. Fokusi kryesor i projektit është t’u tregojë të rinjve teknikat dhe mjetet për t’u kujdesur për shëndetin e tyre psiko-fizik, duke i ndihmuar ata të përballojnë në mënyrë të shëndetshme përgjegjësitë e tyre.

Linku për regjistrim.

Për më shumë informacione: infopack

E rëndësishme: Vetëm nëse përfundoni një nga një nga kurset tona dhe organizoni të paktën një eko aksion lokal do të mund të merrni pjesë në këtë trajnim.