Go Green po zgjeron ekipin në dhe shpall thirrje për koordinator të të rinjve.

KORNIZA KOHORE

Shpallja e thirrjes13.03.2023
Mbyllja e thirrjes26.03.2023 (e diel) deri më 23:59
Intervista28.03-30.03.2023
Njoftimi i rezultateve31.03.2023
Fillimi (i preferuar) i punës03.04.2023

KUSHTET E PUNËS

  • Angazhimi me kontratë pune me kohëzgjatje 7 muaj
  • Punë nga zyra (rr. Kukushka 4a)
  • Kompensimi financiar dhe orari i punës do të negociohen në varësi të përvojës së kandidatit/es

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Marrje pjesë dhe kontrubit në mbledhje dhe planifikime

Работниот тим за млади во Гоу Грин состанува секој понеделник каде се разговараат тековните активности и се делегираат одговорности. Младинскиот координатор учествува во активностите поврзани со младите.

Ekipi i punës në Go Green takohet çdo të hënë për të diskutuar mbi aktivitetet e vazhdueshme dhe për të deleguar përgjegjësitë. Koordinatori i të rinjve merr pjesë në aktivitete që lidhen me të rinjtë.

  • Komunikimi me palët e interesuara (shkolla, komuna, organizata, etj.)

Për realizimin e aktiviteteve tona jemi në kontakt të përditshëm me anëtarët dhe bashkëpunëtorët tanë. Ne po punojmë gjithashtu për sinergji (bashkëpunime) të reja për të rritur ndikimin tonë. Koordinatori do të ketë për detyrë të zgjerojë rrjetin e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve.

  • Mobilizimi, koordinimi dhe organizimi i aktiviteteve lokale me iniciativë të të rinjve

Motoja jonë është se ne jemi këtu për të ofruar njohuri dhe mundësi, por veprimet dhe iniciativat duhet të vijnë nga të rinjtë. Koordinatori duhet t’i mobilizojë dhe edukojë për tema mjedisore dhe një qasje aktiviste (nëpërmjet punëtorive apo platformës edukative), dhe më pas me përvojën tonë të ndihmojmë që ekoaksionet e të rinjve të jenë më efektive, të dukshme dhe të suksesshme.

  • Bashkëpunimi me ekipin

Në një ekip të vogël, bashkëpunimi dhe komunikimi janë jashtëzakonisht të rëndësishme, për të përmirësuar aktivitetet dhe sukseset tona. Nga koordinatori pritet komunikim në kohë, profesional dhe të sinqertë.

  • Mbështetje në përpilimin e projekteve të reja

Si personi përgjegjës për punën me të rinjtë, koordinatori do të kontribuojë në krijimin e aktiviteteve dhe aplikimeve për projekte për të rinjtë.

  • Përgatitja e raportit mujor

Sipas rregullave të punës, kushdo që është i angazhuar në organizatë dërgonraport mujor në formularin tonë. 

KUALIFIKIMET

  • Përparësi kanë kandidatët e të rinj (15-29)
  • Njohuri për mjetet, proceset demokratike dhe aktivizmin rinor
  • Eksperiencë në sektorin e të rinjve
  • Përvojë pune në projekte dhe donatorë
  • Njohja e temave mjedisore është avantazh
  • Njohja e gjuhës maqedonase dhe angleze është e detyrueshme
  • Njohja e shqipes është përparësi

PËR APLIKIM:

Na dërgoni aplikacionin e plotë në e-mail deri të dielën me datë 26.03 në ora 23:59 info@bidizelen.org. Për pyetje na kontaktoni në info@bidizelen.org 

  • Biografi 
  • Kontakt telefon dhe e-mail adresat prej 3 kontakteve për rekomandim
  • Përgjigjjei tre pyetjeve në një word dokument
  • [edukim] Angela, 17 vjeçare nga Prilepi, dëshiron të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në komunën e saj, por nuk ka njohuri paraprake për të punuar me komunën. Si do ta ndihmoni atë të përdorë burimet e Go Green? (maksimum 200 fjalë)
  • [aktivizëm] Kryetari i komunës së XX nuk u përgjigjet kërkesave të të rinjve të komunës së tij të paraqitura në vitin 2022. Çfarë do të ndërmerrnit? (maksimum 200 fjalë)
  • [mobilizim] Në muajin maj, me rastin e ditëve të BE-së, organizojmë një shfaqje kinemaje në Cineplex për 300 të rinj, më pas ka një diskutim. Sugjeroni 3 folës dhe si do të sigurohen 300 të rinj pjesëmarrës? (maksimum 200 fjalë)