“Go Green” shpall thirrje për asistent të projektit për eko-aktivizëm rinor. Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë deri më 12.06.2021 duke dërguar një biografi të shkurtër me të dhëna për kontakt dhe një motivim të shkurtër deri në 200 fjalë në e-mailin: elenaacevska@bidizelen.org

RRETH PROJEKTIT

Projekti ka për qëllim:

  •         të aktivizojë të rinjtë që të dorëzojnë kërkesa për komuna të gjelbra tek kandidatët për kryetar të komunave në prag të zgjedhjeve lokale, dhe
  •         të bëhet presion publik për nënshkrimin e tyre.

Aktivitetet e planifikuara të projektit:

  •         Trajnimi i eko-aktivistëve të rinj
  •         Organizimi i eko-forumeve për të rinjtë në komuna
  •         Mbledhja e vizioneve të të rinjve për komunat e gjelbra

KUSHTET E PUNËS

  •         Angazhim me kontratë në vepër (qershor-nëntor)
  •         Kompensimi financiar në varësi të përvojës së kandidatit/es
  •         Orar fleksibil i punës (i kombinuar, në shtëpi dhe në zyrë)

DETYRAT E PUNËS

  •         Ndihmë për organizimin e aktiviteteve (forume rinore) në disa qytete
  •         Bashkëpunimi me ekipin e komunikimit
  •         Komunikimi me palët e interesit
  •         Mbështetje administrative

KUALIFIKIMI

  •         Të ketë të kryer arsim të lartë
  •         Përvoja në menaxhimin e projekteve është përparësi (organizimi dhe administrimi)
  •         Njohja e temave ekologjike është përparësi
  •         Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme 
  •         Njohja e gjuhës shqipe është e detyrueshme

Për pyetje shtesë kontaktoni Elena Acevskën në e-mailin: elenaacevska@bidizelen.org