Go Green hap thirrje për eko-aktivistë të rinj që duan të mësojnë, të investojnë dhe të bëjnë një ndryshim pozitiv në mjedisin ku jetojnë. 

Kush? Çdo person i moshës 15-29 vjeç mund të jetë pjesë e Go Green.

Si? Lehtë. Mjafton të plotësonsh këtë aplikim (formular) me të dhënat tuaja në mënyrë që ne t’ju kontaktojmë.

Cfarë më pas? Pasi të bëheni pjesë e Go Green, do të merrni njoftime për veprimet lokale ku mund të merrni pjesë, mbështetje në organizimin e iniciativave, pjesëmarrje në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnime, shkëmbime rinore dhe shumë mundësi të tjera.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të qenë pjesë e Go Green, për të edukuar veten rreth ndryshimeve klimatike dhe eko-aktivizmin, për t’u angazhuar si vullnetar në aksione lokale, për të fituar përvoja lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në aktivitete të ndryshme me synimin për të qenë përfundimisht një eko-aktivist i ri – lider për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të gjelbër.

Linku për aplikim.

Nëse keni pyetje shtesë, na kontaktoni në info@bidizelen.org

*Procesi është i përkrahur dhe është pjesë e projektit “OJQ-të në veprim për ndryshimet klimatike”, i zbatuar nga Eko-Svest në partneritet me Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj – MZPM dhe Organizatën për promovimin e vlerave natyrore dhe njerëzve – CNVP Maqedoni. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë ato të autorit(ve) dhe përfituesit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Eko-ndërgjegjësimit dhe donatorit – Qeverisë së Suedisë.