Prill – Tetor 2021

Të rinjtë janë pasivë kur bëhet fjalë për proceset demokratike, për shkak të mungesës së besimit në institucione dhe hapësirës së ngushtë për t’u dëgjuar zëri i tyre. Komunat si Karposhi, Kisella Voda, Aerodromi, Prilepi, Manastiri dhe Kumanova janë ndër më të ndoturat dhe kanë probleme me menaxhimin e mbeturinave ose rritjen e urbanizimit dhe transportit, gjë që çon në mungesë të gjelbërimit dhe pyjeve. Zgjedhjet lokale për të kryetarë të komunave në Maqedoninë e Veriut janë një mundësi e shkëlqyeshme për angazhim qytetar për gjelbërimin e komunave.

Me zgjedhjet lokale të këtij viti, ne duam t’i përfshijmë të rinjtë në imagjinimin e procesit për komuna të gjelbra – dhe atë që ata do të dëshironin të shihnin pas 4 vitesh.

Përmes këtij projekti, të rinjtë do të krijojnë përkushtime për komuna të gjelbra dhe do të ushtrohet presion nga publiku mbi partitë politike dhe kandidatët për kryetarë të komunave që të mendojnë dhe t’u japin prioritet masave për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe cilësisë së ajrit. Ky projekt do t’u tregojë të rinjve se ekzistojnë mjete demokratike për t’u përfshirë në diskursin publik dhe se ata mund të bëjnë ndryshime.

Qëllimi i projektit

Të rinjtë marrin pjesë në mënyrë aktive në zgjedhjet lokale dhe avokojnë për komuna të gjelbra.

Qëllimet specifike të projektit janë:

– Angazhimi i të rinjve për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zgjedhjet lokale për gjelbërimin e komunës së tyre

– Ngritja e vetëdijes midis kandidatëve për kryetar të komunave rreth rëndësisë dhe përfitimeve të komunave të gjelbra dhe rolit të tyre

Ky projekt financohet nga Fondacioni Hajnrik Boll në Bosnjë dhe Hercegovinë.