Prill 2021 – Dhjetor 2022

Ky proces avokimi zbatohet në kuadër të programit për përfshirje sociale dhe ekonomi të gjelbër. Projekti ka një komponent ekologjik dhe socio-përfshirës dhe synon të krijojë një sistem për selektimin parësor të mbeturinave jo të rrezikshme në ndërtesat e banimit, me qëllim që të kontribuojë në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, duke reduktuar sasinë e mbeturinave në kontejnerët komunalë, dhe duke krijuar kështu vende të reja pune të gjelbra dhe duke rritur cilësinë e jetesës urbane.

Qëllimi i dytë i projektit është formalizimi i grumbulluesve informal të mbeturinave, integrimi i tyre në sistem, sigurimet shëndetësore, pensionale dhe invalidore, rritja e nivelit të sigurisë në punë duke siguruar të ardhura të mira. Procesi është pjesë e programit Reconomy, një program rajonal gjithëpërfshirës dhe i zhvillimit ekonomik të gjelbër i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (AIDS), i zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation në Evropën Lindore, Kaukazin e Jugut dhe Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt financohet nga Helvetas.