Maj 2022 – Maj 2024

EU Youth Cinema: Green Deal është një projekt i dedikuar Evropës së qëndrueshme dhe paraqet qëllimet e Bashkimit Evropian në një kontekst filmik.

EU Youth Cinema: Green Deal do të ofrojë programe gjatë gjithë vitit nga maji 2022 deri në maj 2024, me fokus në informimin dhe edukimin për axhendën e gjelbër kryesisht përmes filmave. Projekti aktivizon të rinjtë për sfidat mjedisore dhe promovon aktivitetet dhe zakonet e gjelbra.

Së bashku me mësuesit dhe studentët, do të kontribuojmë për një të ardhme neutrale ndaj klimës dhe do t’i japim kahje zhvillimit drejt ndërgjegjësimit mjedisor të komunitetit me një qasje cilësore. Këtë po e bëjmë edhe në nivel transnacional: me mbështetjen e partnerëve, EU Youth Cinema: Green Deal do të zhvillohet paralelisht në Republikën e Maqedonisë, Austri, Kroaci, Slloveni dhe Rumani.

Programi bazohet në një koleksion filmash të përzgjedhur me kujdes prej gjithsej 25 filmash evropianë, të cilët do të shfaqen në kinematë në 19 qytete evropiane dhe si një mundësi për t’u parë online. Programi do të shoqërohet gjithashtu me materiale didaktike të përditësuara dhe diskutime, seminare dhe leksione të lidhura tematikisht me të ftuar relevant.

Ky projekt është i ko-financuar nga Bashkimi Evropian.