Prill – Tetor 2022

Të rinjtë në shoqëri, e veçanërisht në komunë janë faktori më i madh për ndryshim në të gjithë komunën. Aktivizmi dhe pjesëmarrja në aktivitete shoqërore janë forma të fuqishme të angazhimit qytetar. Ndryshimet më të mëdha inkurajohen dhe udhëhiqen nga të rinjtë. Aktivizmi rinor ka potencial të madh për të transformuar komunitetet lokale, veçanërisht nëse mbështetet nga qeveritë lokale dhe qendrore.

Projekti do të mbështesë procesin e avokimit që premtimet të realizohen dhe të bëhen pjesë e buxhetit komunal. Procesi do të përfshijë ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve rinore lokale për të avokuar për zbatimin e premtimeve, aktivitetet e fushatës mediatike, takime me kryetarët e komunave, zyrtarë të të rinjve, përfaqësues të këshillave dhe aktivistë rinorë.

Objektivat specifike të projektit janë:

– Zbatimi i kërkesave të të rinjve për komunat e gjelbra

-përforcimi i kapaciteteve të sektorit të të rinjve për avokimin e iniciativave të gjelbra në komunat e tyre

– të mbështesë zbatimin e Ligjit për Rininë duke forcuar avokimin për mjedisin nga të rinjtë

-rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse mjedisore në nivel vendor

Ky projekt financohet nga Fondacioni Heinrik Boll në Bosnjë dhe Hercegovinë.