Janar 2022 – Dhjetor 2024
Qëllimi i përgjithshëm i Projektit është të forcojë ndikimin e aktivistëve rinor dhe organizatave rinore në politikat dhe proceset mjedisore lokale. Projekti ka këto objektiva specifike:
(1) Forcimi i kapaciteteve të aktivistëve rinorë dhe organizatave rinore për të zbatuar aktivitete efektive avokuese në nivel lokal;
(2) Krijimi i partneriteteve ndërmjet palëve kryesore të interesuara për të siguruar zbatimin e standardeve të përcaktuara në Kapitullin 27 të acquis evropiane në të paktën 12 komuna; dhe
(3) Rritja e numrit të iniciativave për mbrojtjen e mjedisit nga aktivistët rinorë dhe organizatat rinore në nivel lokal.
Për të arritur qëllimet e parapara, projekti përfshin zbatimin e disa aktiviteteve të grupuara në tre komponentë. Komponenti i parë do të përfshijë zhvillimin e një mjeti dixhital për kryerjen e trajnimeve dhe kurseve për aktivistë të rinj në tema që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe eko-aktivizmin.
Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.